Gjatë një banketi të organizuar nga Donald Trump në nder të Mohammed bin Salman, princin e kurorës së Arabisë Saudite Elon Musk është bërë sërish protagonist i mediave.
Sipas lexuesit të buzëve, Nicola Hickling, Musk ka pyetur drejtorin e Pfizer, Albert Bourla nëse beson se princi arab është një terrorist. Ndërkohë Musk ka pritur përgjigjen e Bourla më pas ka tundur kokën në shenjë miratimi ndaj përgjigjes së drejtuesit të Pfizer.
Përfaqësuesit e Musk dhe Bourla janë kontaktuar për koment në lidhje për bisedën.
Princi Salman po bën vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, pas vrasjes së gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi, në vitin 2018.
Ai u prit në një darkë spektakolare nga Trump dhe gruaja e tij Melania.
Të pranishëm ishin Cristiano Ronaldon, Sekretarin e Shtetit të Donald Trump Jr., Marco Rubio, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe Bret Baier dhe Maria Bartiromo e Fox News./Versus.al
