
Ka krijuar tensione në Afrikën e Jugut vrasja e dy grave me ngjyrë nga një fermer i bardhë dhe dy punëtorë të tij, të cilët i qëlluan dhe më pas ushqyen derra me kufomat e tyre- një krim që ka nxitur më tej tensionet racore në vend.

Siç raporton BBC, viktimat ata janë 45-vjeçarja Maria Magato dhe 34-vjeçarja Lucia Ndlovu , të cilët po kërkonin ushqim në fermë në gusht 2024. Ferma ndodhet në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut. Tre burrat i qëlluan dy gratë dhe më pas për të hequr kufomat e tyre, i ushqyen derrat e fermës.
Vieë this post on Instagram
Pronari i fermës Zachariah Johannes Olivier, 60 vjeç dhe punonjësve të tij Adrian de Wet, 19 vjeç dhe ëilliam Musora, 50 vjeç, të cilët e ndihmuan atë në vrasje, dolën sot para gjykatës për masë sigurie. ata do të qëndrojnë në bug deri në nëntor, kur pritet të nsë procesi ndaj tyre. Sulmuesit përballen gjithashtu me akuzen për tentativë vrasjeje pasi qëlluan mbi burrin e Ndlovu - i cili ishte me gratë në fermë dhe i mbijetoi të shtënave - si dhe posedim të një arme zjarri pa leje.
Tensionet racore u rritën pas incidentit
Ka qenë bashkëshorti i 34-vjeçares që ka denoncuar ngjarjen në polici dhe oficerët gjetën trupat e dekompozuar të gruas së tij dhe zonjës Magato në stallën e derrave disa ditë më vonë. Vëllai i 45-vjeçares Magato, Walter Mathole, i tha BBC-së se incidenti ka përkeqësuar më tej tensionin racor mes zezakëve dhe të bardhëve në Afrikën e Jugut, i cili pavarësisht përfundimit të sistemit të aparteidit 30 vjet më parë, është ende mjaft i fortë.
