Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “digjen” nga temperaturat e çmendura të këtij korriku. Termometri në Luginën e Vdekjes, mes Kalifornisë dhe Nevadës, rregjistroi plot 53 gradë Celcius.
Një motoçiklist humbi jetën nga një goditje nga nxehtësia teksa po kalonte Basenin Badëater, pikën më të ulët në Amerikën e Veriut, 86 metra nën nivelin e detit.
Ai ishte pjesë e një grupi prej gjashtë personash, një tjetër prej të cilëve përfundoi në spital.
Një pjesë e Shteteve të Bashkuara po lufton me të nxehtin përvëlues prej ditësh dhe miliona njerëz kanë qenë në gatishmëri.
Në veçanti, temperaturat në zonën veriore të Paqësorit tejkaluan rekordet e mëparshme. Në Kaliforninë Veriore merkuri shkoi mbi 43 gradë Celsius, ndërsa qyteti i Redding arriti 48.3 gradë.
Rekord i ri edhe në Phoenix të Arizonës ku të dielën temperatura minimale në një ditë nuk ra kurrë nën 33.3 gradë. Pothuajse 40 gradë edhe në Oregon. Hera e fundit që u regjistrua një nxehtësi e tillë ishte në vitin 1960.








