
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nderuar ditën e sotme figurën e njohur me origjinë shqiptare, shenjtërinë e saj Nënë Tereza, gjatë një vizite në qendrën e Misionaret e Bamirësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rubio vlerësoi figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës, duke theksuar ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe në përhapjen e mesazhit të dhembshurisë në mbarë botën.
“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Rubio në një status në “Instagram”. Versus.al
View this post on Instagram

