BOTA /

FOTO TE PABESUESHME / Makina ushtrisë serbe shtyp autoveturën civile. Humbin jetën 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që ishte me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna fatkeqe e vogëlushëve, mjekët e së cilës po luftojnë për jetën.

Shkruar nga Versus

FOTO TE PABESUESHME / Makina ushtrisë serbe shtyp autoveturën civile.

Në një aksident tragjik ndodhi në rrugën Kralevë – Rashkë në Serbi të shtunën dhe për pasojë 5 persona humbën jetën.

Mediat në Serbi raportojnë se një makina e rëndë ushtarake shtypi një mjet Ford, ku po udhëtonin personat.

Viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që ishte me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna fatkeqe e vogëlushëve, mjekët po luftojnë për jetën e saj.

FOTO TE PABESUESHME / Makina ushtrisë serbe shtyp autoveturën civile.

Shoferi 54-vjeçar M.V. që drejtonte mjetin e rëndë ushtarake është ndaluar.

Vetura luftarake e Ushtrisë Serbe ishte duke lëvizur në drejtim të Rashkës dhe ishte në kolonë nën përcjelljen e policisë ushtarake.

Autoritetet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe do të përcaktojnë të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut, ka thënë Ministria. Supozohet se mjeti i pasagjerëve ka humbur kontrollin e ka përfunduar nën mjetin luftarak ushtarak, i cili lëvizte në eskortë.

Poll