BOTA /

‘Ghost Murmur’ , teknologjia e re dhe e avancuar që përdori CIA për të shpëtuar pilotin e humbur në Iran

Teknologjia është zhvilluar nga Lockheed Martin Skunk Works, njësia sekrete e kompanisë Lockheed Martin, dhe është testuar më parë edhe në helikopterët Black Hawk helicopter, me plane për përdorim të ardhshëm në avionët F-35 Lightning II.

Shkruar nga Versus

‘Ghost Murmur’ , teknologjia e re dhe e avancuar që

Një teknologji e re e avancuar, e quajtur “Ghost Murmur”, është përdorur për herë të parë në mënyrë operative nga CIA për të lokalizuar dhe shpëtuar një pilot amerikan pas rrëzimit të avionit të tij luftarak F-15 në jug të Iranit, raportoi New York Post.

Sipas burimeve, kjo teknologji përdor magnetometri kuantike për të identifikuar “gjurmën elektromagnetike” të rrahjeve të zemrës së njeriut.

Më pas, përmes inteligjencës artificiale, sistemi arrin të dallojë sinjalin jetësor nga zhurma e sfondit, duke mundësuar gjetjen e personave edhe në zona shumë të gjera dhe të vështira.

“Nëse zemra jote rreh, ne do të të gjejmë”, cituan burimet, duke krahasuar funksionimin e sistemit me dallimin e një zëri të vetëm në një stadium të mbushur me njerëz.

Teknologjia është zhvilluar nga Lockheed Martin Skunk Works, njësia sekrete e kompanisë Lockheed Martin, dhe është testuar më parë edhe në helikopterët Black Hawk helicopter, me plane për përdorim të ardhshëm në avionët F-35 Lightning II.

Piloti i plagosur, i identifikuar si “Dude 44 Bravo”, kishte mbijetuar për dy ditë në terren malor pas rrëzimit, ndërsa forcat iraniane po e kërkonin. Sistemi “Ghost Murmur” arriti ta lokalizojë atë në një moment kur pajisja e tij standarde e sinjalizimit nuk ishte efektive.

Burimet theksuan se kushtet në terren ishin pothuajse ideale për funksionimin e teknologjisë, me ndërhyrje minimale elektromagnetike dhe kontrast të lartë termik, çka bëri të mundur një operacion kërkim-shpëtimi të suksesshëm dhe me rrezik të reduktuar./Versus.al

 

Poll