Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të lejohet hyrja urgjente dhe e vazhdueshme e ushqimit, ilaçeve, ujit dhe karburantit në territor.
Në një deklaratë të publikuar të enjten, Hamasi kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga OKB-ja dhe Këshilli i Sigurimit, duke akuzuar Izraelin për përdorimin e “urisë si armë lufte”, një veprim që sipas grupit përbën krim lufte dhe krim gjenocidi sipas ligjit ndërkombëtar.
“Ne i bëjmë thirrje të gjitha kombeve arabe, myslimane dhe vendeve të tjera që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të garantuar futjen e ndihmës emergjente në Gaza,” thuhet në deklaratën e Hamasit.
Dëshmitë nga terreni: “Fëmijët janë të trullosur nga uria”
Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet dita-ditës. Një mësues palestinez në një shkollë të improvizuar në Gaza Qendrore i tha BBC-së:
Susan Mohammed Marouf, nutricioniste në spitalin bamirës “Miqtë e Pacientëve” në Gaza City, tha për BBC se është vërejtur një rritje shqetësuese e rasteve të kequshqyerjes, sidomos te fëmijët.
“Na vijnë 10–11 raste në ditë. Na duhet të vendosim dy fëmijë në të njëjtin shtrat. Për foshnjat, nënat nuk kanë mundësi të ushqejnë me gji, dhe formula për foshnje mungon.”
Situata humanitare: alarm ndërkombëtar
Agjencitë ndërkombëtare të ndihmës kanë paralajmëruar prej javësh për kolapsin total të sistemit shëndetësor dhe të furnizimit me ushqim në Gaza. Megjithatë, dërgesat e ndihmave janë ende të kufizuara për shkak të bllokadës dhe luftimeve të vazhdueshme.







