BOTA /

Historike në Maqedoninë e Veriut, komuna e Çashkës për herë të parë drejtohet nga shqiptarët

Kandidati i AKI ka triumfuar përballë partive të mëdha maqedonase.

Shkruar nga Versus

Historike në Maqedoninë e Veriut, komuna e Çashkës

Për herë të parë, komuna e Çashkës në Maqedoninë e Veriut do të drejtohet nga një shqiptar. Rezultati përfundimtar i publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se Suat Shaqiri i koalicionit AKI do të jetë kryetar i komunës së Çashkës pasi ka fituar 50.75% të totalit të votave duke lënë pas kandidatin e LSDM-së Goran Stojanovskin me 24.26% deh Dejan Andonovskin e VMRO-DPMNE-së me 23.29%.

Vetë Shaqiri ka falenderuar emigrantët shqiptarë për votën duke thënë se kthimi i tyre në periudhën e votimev,e ka sjellë fitoren. Ndërsa tha se do të dëshmojë se mund të udhëheqë me vizion e përgjegjësi.

“Meqë edhe zyrtarisht u shpallën rezultatet, ndjej për obligim të falënderoj të gjithë banorët e Komunës së Çashkës me të cilën nga nesër do të hapim një faqe të re dhe do të udhëheqim me dinjitet.

Faleminderim i veçantë shkon për mërgatën. Ardhja dhe votimi i tyre na obligon që t’i përvishemi punës dhe të punojmë me përkushtim për këtë popull. Besimin e qytetarëve dhe të mërgimtarëve nuk do ta keqpërdorim. Do të punojmë për të gjithë, pa dallim, dhe do të dëshmojmë se edhe ne kemi kapacitet të udhëheqim me përgjegjësi dhe vizion”, shkruan Shaqiri. Versus.al

Poll