BOTA /

I arratisur nga burgu/ Kush e vrau policin serb, Artani apo i vëllai i tij Fatjoni? Serbia e quan akt terrorist, shteti në këmbë. Reagon Kurti

Një forcë e madhe e pjesëtarëve të policisë serbe janë në vendngjarje , të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Shkruar nga B.SH

I arratisur nga burgu/ Kush e vrau policin serb, Artani apo i vëllai i tij

Qyteti serb Loznicë pas konfrontimit të përgjakshëm mbrëmjen e djeshme është vënë në rrethim.

Një forcë e madhe e pjesëtarëve të policisë serbe janë në vendngjarje , të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas mediave serbe nga burimet e tyre shqiptari Artan Hajziri që vrau një polic dhe plagosi kolegun e tij pas konfrontimit me armë në Loznicë është vëllai i Faton Hajzirit i cili është arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Dyshohet se Hajziri nuk ka pranuar të dorëzojë çantën e tij pasi mbante një sasi të madhe parash që buronin nga aktivitete kriminale dhe me shumë gjasa ishin të destinuara për veprimtari kriminale si blerje të lëndëve narkotike.

Në vendin e ngjarjes përveç një pasaporte kosovare është gjetur edhe një letërnjoftim gjerman.

Por ngjarja duket se merr rrjedhë tjetër pas dëshmisë së babait të Artan Hajzirit. 

Ai ka dëshmuar në mediat kosovare se personi që ka qëlluar mbi policët serb nuk është Artani por Fatoni.

Sipas tij Fatoni i ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, pasaportë që është gjetur në vendin e ngjarjes sipas  policisë serbe.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” është shprehur ai për median kosovare Nacionale. 

Kërkimi për Hajzirin vazhdojnë ndërsa Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë.

Po si ndodhi ngjarja?

Pas ndalimit nga policia kufitare serbe , Artan Hajziri (33 vjeç) ka deklaruar se po shkonte për në shtëpinë e një shoku në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante ai hapi zjarr.

Nga shkëmbimet ka mbetur i vrarë një polic serb ndërsa një tjetërë është plagosur por që është jashtë rrezikut për jetën. 

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe kryeministri kosovar Albin Kurti.

“Kemi pranuar edhe ne informacione, sikurse edhe ju sepse kjo vrasje ka ndodhur në Serbi, që do të thotë se burim informacioni ka qenë Serbia. Tani, organet tona kompetente, Ministra e Brendshme, e Jashtme, policia jonë do të njoftojnë opinionin, edhe juve edhe mua, për situatën aktuale.

Edhe unë jam duke pritur dhe do të pres derisa ata të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse edhe ne mendojmë që kjo gjë nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë edhe nga aspekti i sigurisë, edhe nga këndi profesional dhe ligjor”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë në Serbi ngjarja po cilësohet si akt terrorist dhe i gjithë shteti është ngritur në këmbë.

I arratisur nga burgu/ Kush e vrau policin serb, Artani apo i vëllai i tij
Artan dhe Faton Hajziri

Pamje nga vendi i ngjarjes

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ž OZI INFOMEDIA (@zozi_infomedia)

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al