
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur fuqishëm pakënaqësinë e tij me qëndrimin e NATO-s ndaj luftës në Iran , duke theksuar se pa pjesëmarrjen e SHBA-së, NATO është "një tigër letre".
Në një postim, Trump tha se megjithëse fitorja ushtarake ndaj Iranit është arritur me rrezik minimal për anëtarët e NATO-s , shtetet anëtare vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ata refuzojnë të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, "një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja e vetme për çmimet e larta të naftës. Kaq e lehtë për ta për ta bërë, me kaq pak rrezik".
Trump akuzoi anëtarët e NATO-s se janë "frikacakë" dhe premtoi se "ne do ta kujtojmë"./ Versus.al


