POLITIKË /

Rama mbledh socialistët në Durrës, zbardhet agjenda e nesërme: Raporte, analiza dhe zgjedhjet 2027

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në Durrës drejtuesit e Partisë Socialiste për të diskutuar performancën në qarqe dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Shkruar nga Versus

Rama mbledh socialistët në Durrës, zbardhet agjenda e

Ditën e nesërme, në orën 10:00, pritet të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, ku një pjesë e agjendës është bërë e ditur për media.

Mbledhja do të nisë me fjalën hapëse të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, i cili më pas do t’ia kalojë fjalën kryeministrit Edi Rama. Pjesa e parë e mbledhjes do të jetë me dyer të hapura, ndërsa më pas pritet të vijojë me dyer të mbyllura deri në orën 15:00.

Në fokus do të jenë raportimet e drejtuesve të qarqeve për performancën në zonat e tyre, si dhe një analizë detajuar mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve do të jenë edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen në vitin 2027, si dhe vendimmarrja mbi ruajtjen ose ndryshimin e drejtuesve të qarqeve për mandatet e ardhshme./ Versus.al

Tags:

edi rama

Poll