BOTA /

S'ka paqe as për Fitër Bajramin, Irani sulmon rafinerinë e Kuvajtit dhe vendet e Gjirit! Izraeli bombardon Teheranin

Shkruar nga Versus

S'ka paqe as për Fitër Bajramin, Irani sulmon rafinerinë e

Lufta në Lindjen e Mesme ka vijuar edhe ditën e sotme kur kremtohet festa e Fitër Bajramit. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti njoftuan mëngjesin e sotem se ishin sulmuar nga raketa dhe dronë iranianë. Arabia Saudite tha se kishte kapur të paktën shtatë mjete ajrore pa pilot.

Në Gjirin Persik, ministria e brendshme e Bahreint raportoi se raketa nga një “sulm iranian” ndezi një zjarr në një depo, duke aktivizuar sirenat e mbrojtjes ajrore. Zjarri u vendos nën kontroll dhe nuk ka pasur viktima.

Në Kuvajt, ushtria deklaroi se mbrojtja ajrore po rrëzonte raketa dhe dronë, ndërsa ministria e brendshme e Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmoi një “kërcënim” nga lëshimi i raketave. Po ashtu, një zjarr shpërtheu në një rafineri të kompanisë shtetërore të naftës kuvajtiane për shkak të një sulmi me dronë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kuvajtiane KUNA.

“Rafineria Mina Al-Ahmadi, që i përket Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kuvajtit (KNPC), u shënjestrua herët këtë mëngjes nga sulme armiqësore me dronë, të cilat shkaktuan zjarre në disa nga njësitë e saj”, sipas agjencisë, pas një sulmi në të njëjtin objekt një ditë më parë që kishte shkaktuar gjithashtu një zjarr.

Sulmi i sotëm në rafinerinë Mina Al-Ahmadi nuk shkaktoi viktima, por çoi në mbylljen e njësive në objekt, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve kuvajtiane.

Ministria e Mbrojtjes e Arabia Saudite njoftoi se kishte “kapur dhe shkatërruar” gjashtë dronë në pjesën lindore të vendit dhe një tjetër në veri. Ndërkohë, organizata HRANA me seli në SHBA raportoi se numri i të vdekurve në Iran që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt ka arritur në 3,186, përfshirë 1,394 civilë dhe të paktën 210 fëmijë. Sakaq, Pas lëshimit të fundit të raketës balistike nga Irani në Izraelin verior, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë nisur një valë të re sulmesh ajrore në kryeqytetin iranian.

Ato thanë se sulmet kishin në shënjestër “infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin”. Versus.al

Poll