
Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë goditi rreth 31 kilometra (19 milje) larg bregdetit të qytetit verilindor të Tajvanit, Yilan, të shtunën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Epiqendra e tërmetit ishte 67.5 kilometra (42 milje).
Tërmeti ra në orën 23:05 (ora lokale, 16:05 sipas orës europiane). Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mëdha. Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei. Departamenti i Zjarrfikësve tha se vlerësimet e dëmeve ishin duke u zhvilluar.
A 6.6-magnitude earthquake struck the waters off Yilan County, #Taiwan, at 11:05 pm on December 28, with a focal depth of 60 kilometers. #earthquake pic.twitter.com/IcCZTepQcm
— Shanghai Daily (@shanghaidaily) December 27, 2025

