
Policia në Danimarkë tha të shtunën se sulmi fizik ndaj kryeministres së vendit, Mette Frederiksen, nuk ka qenë i motivuar politikisht.
Detajet e incidentit mbeten të paqarta, por mediat lokale shkruajnë se ditën e djeshme një person eci me forcë drejt Frederiksen dhe e shtyu fort ndërsa ajo po kalonte Sheshin Kultorvet, një nga sheshet kryesore, në kryeqytetin Kopenhagen.
"Aktualisht nuk është hipoteza jonë udhëzuese që incidenti ishte i motivuar politikisht," tha policia në një deklaratë të postuar në rrjetin social X.
Në deklaratë shtohet se i dyshuari 39-vjeçar doli në gjykatë të shtunën dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri më 20 qershor. Ndërsa kryeministrja është mirë fizikisht por vetëm e tronditur nga incidenti. Versus.al








