BOTA /

Incident i papritur gjatë largimit të Trump nga Britania - Një problem ndodhi në helikopter

Pilotët vendosën ta ulnin atë si masë paraprake.

Shkruar nga Versus

Incident i papritur gjatë largimit të Trump nga Britania - Një

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump u detyruan të ndërronin helikopterë teksa niseshin nga Aeroporti Stansted i Londrës të enjten për shkak të një problemi mekanik, tha Shtëpia e Bardhë.

Gjatë udhëtimit të tyre nga Chequers, shtëpia fshatare e kryeministrit Keir Starmer, drejt aeroportit, helikopteri që transportonte presidentin amerikan dhe Zonjën e Parë hasi një problem "hidraulik".

Incident i papritur gjatë largimit të Trump nga Britania - Një

Pilotët vendosën ta ulnin helikopterin Marine One në një aeroport të vogël, thjesht si masë paraprake, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.

Avioni që mbante presidentin amerikan u nis nga Britania vonë pasditen e së enjtes.

Poll