
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar lidhur me sulmin e dytë të ndërmarrë nga Irani me raketën balistike që u rrëzua nga mbrojtja ajrore e NATO-s. Nëpërmjet një fjalimi që zgjati më shumë se një orë, Erdogan tha se ishin ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë e vendit dhe theksoi se do të konsultohet me aleatët e NATO-s.
Ndër të tjera paralajmëroi sërish Iranin se veprime të tilla po vinin në rrezik miqësinë mes dy vendeve.
“Lidhur me incidentin e sotëm, po ju kujtojmë përsëri se ata nuk duhet të këmbëngulin dhe të përsërisin keqbërjet. Ne do të diskutojmë zhvillimet me NATO-n dhe aleatët tanë të tjerë dhe do të marrim masat e nevojshme për të rritur sigurinë tonë dhe do të marrim masa shtesë.
Ne i paralajmëruam autoritetet iraniane, por duhet të theksoj se, pavarësisht paralajmërimeve tona të sinqerta, po ndërmerren hapa provokues që do të rrezikojnë miqësinë e Turqisë”- u shpreh Erdogan mes të tjerash. Versus.al


