BOTA /

''Irani ka vdekur'', Trump: Tani armiqtë më të mëdhenj të Amerikës janë të majtët

Shkruar nga Versus

''Irani ka vdekur'', Trump: Tani armiqtë më

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë së fundmi një tjetër deklaratë që ka ngjallur shumë diskutime. Nëpërmnjet një shkrimi në rrjetin e tij social, ai thotë se Irani ‘’ka vdekur’’, ndërsa shton se pas mposhtjes së regjimit iranian, armiqtë më të mëdhenj që Amerika ka janë të majtët radikalë dhe Partia Demokratike që në SHBA është e krahut të majtë.

‘’Tani me vdekjen e Iranit, armiqtë më të mëdhenj që Amerika ka janë: e majta radikale, të paaftët, Partia Demokratike (e majta në SHBA). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështje’’- shkruan Trump në rrjetin e tij ‘’Truth Social’’.

Shumë analistë amerikanë e kanë cilësuar këtë qasje të Trumpit si tejet të rrezikshme. Versus.al

Poll