POLITIKË /

1500 efektivë në terren për ''kryengritjen paqësore'' të PD, skenarët e protestës pa fjalime

Deri më tani thirrjet e Berishës kanë qenë për një ''kryengritje paqësore''.

Shkruar nga Versus

1500 efektivë në terren për ''kryengritjen

Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme pritet të nisë protesta e radhës kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike për situatën ku ndodhet vendi pas skandaleve të zbuluara si rrjedhojë e hetimeve të SPAK.

Njëjtë si në protestën e radhës, tubimi do të nisë përpara godinës së kryeministrisë pa fjalime. Detajet e mëtejshme pritet të bëhen të qarta gjatë zhvillimit të saj. Kujtojmë se herën e kaluar, pati një marshim të qytetarëve nga godina e qeverisë, drejt policisë ku u kthyen mbrapsht dhe më pas në zonën e ish-Bllokut ku sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Policia e Shtetit ka marrë masa të shumta për të garantuar rendin dhe sigurinë publike me rreth 1500 efektivë në terren dhe planin e masave që mbetet pothuajse i njëjtë me ato të protestave të mëparshme. Versus.al

Poll