BOTA /

Irani sulmon me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe

Sulmi ka ndodhur në ujërat territoriale pranë Ngushticës së Hormuzit.

Shkruar nga Versus

Irani sulmon me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe

Irani ka sulmuar me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e sotme. Autoritetet e Emirateve bënë me dije se kishin arritur të neutralizonin raketat e lëshuara. 

Tre raketa u asgjësuan teksa ndodheshin mbi ujërat territoriale të vendit, ndërsa një tjetër ra në det, tha ministria e Mbrojtjes.

Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen në skajin jugor të Gjirit Persik, një pikë kyçe në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sulmi i raportuar vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe aktivizuan sistemin e tyre të alarmit për raketa që kur SHBA-ja dhe Irani filluan një armëpushim të tensionuar më 8 prill. Më herët, ministria u kishte dërguar mesazh paralajmërimi banorëve në Dubai që të kishin kujdes nga raketa të mundshme. Versus.al

Poll