BOTA /

Irani pezullon komunikimin me SHBA-në, shkak sulmet izraelite në Liban

Zyrtarë dhe përfaqësues të lidhur me Gardën argumentojnë se kushti për armëpushim në rajon ishte respektimi i marrëveshjeve edhe në Liban, të cilat sipas tyre janë shkelur

Shkruar nga Versus

Irani pezullon komunikimin me SHBA-në, shkak sulmet izraelite në Liban

Irani ka ndërprerë komunikimin ndërmjetës me Shtetet e Bashkuara në shenjë proteste ndaj përshkallëzimit të situatës nga Izraeli në Liban, raportoi agjencia Bloomberg, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim.

Sipas burimeve të afërta me Garda Revolucionare Islamike, forcat iraniane janë shprehur të gatshme për t'iu përgjigjur asaj që e cilësojnë si “krime sioniste”. Zyrtarë dhe përfaqësues të lidhur me Gardën argumentojnë se kushti për armëpushim në rajon ishte respektimi i marrëveshjeve edhe në Liban, të cilat sipas tyre janë shkelur.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X nga Tasnim News Agency, thuhet se ndalimi i menjëhershëm i operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe Liban, si dhe tërheqja e plotë e forcave izraelite nga zonat e pushtuara në Liban, mbeten kërkesa themelore të Teheranit.

“Derisa të përmbushet qëndrimi i Iranit dhe i rezistencës në këtë pikë, nuk do të ketë negociata”, thuhet në deklaratë. Versus.al

 

Poll