BOTA /

Ish-diplomati serb: Shefja e kabinetit të Trump ia mbylli Vuçiçit dyert e kompleksit në Florida

Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbutte kërcënimin që i vjen nga Evropa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trump-it dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trump-it ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Evropën”, tha Vujoviç

Shkruar nga Versus

Ish-diplomati serb: Shefja e kabinetit të Trump ia mbylli

Ish-diplomati serb Nebojsa Vujoviç, ka komentuar ndërprerjen e vizitës së presidentit serb Aleksander Vuçiç në SHBA dhe kthimin e tij në Beograd, duke thënë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donald Trump, ajo që ‘‘ia ka ndaluar hyrjen në kompleksin në Florida’’.

“Trump-it i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin (Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë), sesa që Vuçiç të zgjidhë problemet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trump-in. Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbutte kërcënimin që i vjen nga Evropa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trump-it dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trump-it ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Evropën”, tha Vujoviç.

Ish-diplomati thekson se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington ashtu edhe në Moskë, dhe se studentët e “kurorëzojnë” atë në Evropë.

“Me këtë veprim, e ka dëmtuar veten më shumë në Evropë se sa e kanë bërë studentët. Por, studentët kanë arritur ta nxisin të sillet në mënyrë të paarsyeshme dhe të dëmtojë veten. Ata e goditën në nerva dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi një përballje të shpejtë me komunitetin akademik dhe shtypjen e protestave, por po arrin të kundërtën. Edhe ata që e kanë mbështetur për interesa të tyre – mbi të gjitha Brukseli, Parisi dhe Berlini – tani detyrohen të lidhin duart”, deklaroi Vujoviç.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: