
Zëvendës presidenti i SHBA, JD Vance nuk do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave me Iranin. Ndërsa i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të nisen për në Pakistan nesër në mëngjes për t'u angazhuar në bisedime me Iranin, tha të premten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
"Mund të konfirmoj se i dërguari special Witkoff dhe Jared Kushner do të shkojnë përsëri në Pakistan nesër në mëngjes për t'u angazhuar në bisedime, bisedime të drejtpërdrejta - të ndërmjetësuara nga pakistanezët, të cilët kanë qenë miq dhe ndërmjetës të jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtij procesi - me përfaqësues nga delegacioni iranian", tha ajo për Fox News.
Leavitt tha se iranianët kontaktuan, "siç i bëri thirrje presidenti", dhe kërkuan bisedën ballë për ballë.
CNN raportoi më herët të premten se Trump do t'i dërgonte dyshen për bisedime këtë fundjavë me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, dhe se Zëvendëspresidenti JD Vance do të ishte në gatishmëri për të udhëtuar në Islamabad nëse bisedimet përparojnë.
"Zëvendëspresidenti mbetet thellësisht i përfshirë në të gjithë këtë proces, dhe ai do të jetë në pritje këtu në Shtetet e Bashkuara, së bashku me presidentin dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, dhe të gjithë ekipin e sigurisë kombëtare për përditësime", tha Leavitt.
“Sigurisht, të gjithë do të jenë në gatishmëri për të fluturuar për në Pakistan nëse është e nevojshme”, shtoi ajo.
Përgjigja e Teheranit: Media gjysmëzyrtare shtetërore në Iran ka mohuar raportet se Araghchi po planifikon të negociojë me zyrtarët amerikanë në Pakistan.
“Aktualisht nuk ka negociata me amerikanët në axhendë dhe udhëtimi i z. Araghchi në Islamabad nuk është për negociata me amerikanët, por për të diskutuar konsideratat e Iranit për përfundimin e luftës me palën pakistaneze”, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.
Më parë, Araghchi tha se po viziton Pakistanin, Omanin dhe Rusinë për të “koordinuar ngushtë me partnerët tanë për çështje dypalëshe dhe për t'u konsultuar për zhvillimet rajonale”. Versus.al

