
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ndodhet në Armeni ku mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian është takuar me Kaja Kallas, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian.
Gjatë takimit u diskutua rreth situatës politike në Kosovë dhe rajon si dhe sfidat e çështjeve ndërkombëtare.
"Kryeministri në detyrë Kurti theksoi rëndësinë e linjëzimit me Bashkimin Evropian në adresimin e këtyre sfidave dhe në avancimin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, Kryeministri në detyrë Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke nënvizuar progresin e vendit tonë dhe nevojën për trajtim të drejtë, të bazuar në meritë", thuhet në njoftimin e kryeministrisë së Kosovës. Versus.al

