BOTA /

Joe Biden u diagnostikua me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë: Unë dhe Melania u trishtuam kur e morëm lajmin

Trump i shkroi një mesazh ngushëllimi paraardhësit të tij menjëherë pasi lajmi u njoftua të dielën.

Shkruar nga Versus
Joe Biden u diagnostikua me kancer, Trump i uron shërim të
Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti Donald Trump ka reaguar pasi parardhësi në postin e tij, Joe Biden u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës.

Trump shkroi një mesazh në platformën e tij “Truth Social” ku shprehu ngushëllimet e tij dhe të bashkëshortes Melania Trump duke i uruar Bidenit shërim të shpejtë.

"Unë dhe Melania jemi të trishtuar që dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. Ne i shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm."- shkruhet në postimin e bërë.

Ky mesazh erdhi si i papritur për shumë persona duke marrë parasysh historinë e gjatë të përplasjeve dhe deklaratave të forta të Trump ndaj ish-presidentin duke e cilësuar këtë të fundit si të paaftë fizikisht dhe mendërisht për të drejtuar SHBA-të.

Biden, 82 vjeç, zbuloi të dielën se ai vizitoi një mjek javën e kaluar për të vlerësuar një nyje të prostatës pasi vuante nga simptoma shqetësuese urinare, sipas një deklarate. Më pas ai mori një diagnozë zyrtare të kancerit të premten. Versus.al

Poll