BOTA /

Kanë mbetur vetëm 5, historitë e “njerëzve të fundit që shkelën Hënën”

Sot, gara për t’u rikthyer në Hënë po ndizet sërish. NASA shpreson që programi i saj “Artemis” të bëjë të mundur që astronautët të jetojnë në Hënë brenda kësaj dekade. Edhe Kina synon të dërgojë njerëz në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030, pasi në qershor 2024 zbarkoi me sukses një sondë në anën e padukshme të Hënës.

Shkruar nga Versus

Kanë mbetur vetëm 5, historitë e “njerëzve të

Kanë kaluar mbi 50 vjet që kur një njeri vendosi për herë të fundit gjurmën e tij në sipërfaqen e Hënës. Ata ishin pionierët e eksplorimit hapësinor, 24 astronautët e NASA-s që udhëtuan drejt Hënës në misionet Apollo gjatë viteve 1960 dhe 1970.

Vdekja e komandantit të Apollo 13, Jim Lovell, i cili në vitin 1970 udhëhoqi me sukses rikthimin e misionit të dëmtuar në Tokë, e ka ulur në vetëm pesë numrin e njerëzve të mbetur që kanë kaluar orbitën e Tokës dhe kanë shkuar më thellë në hapësirë.

Sot, gara për t’u rikthyer në Hënë po ndizet sërish. NASA shpreson që programi i saj “Artemis” të bëjë të mundur që astronautët të jetojnë në Hënë brenda kësaj dekade. Edhe Kina synon të dërgojë njerëz në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030, pasi në qershor 2024 zbarkoi me sukses një sondë në anën e padukshme të Hënës.

Megjithatë, planet janë vonuar. Nisja e misionit “Artemis 2”, e parashikuar fillimisht për vitin e kaluar si fluturimi i parë me ekuipazh drejt Hënës pas Apollo 17 (1972), është shtyrë për vitin 2026 për arsye përgatitjeje. Edhe kompanitë private si SpaceX dhe Boeing vazhdojnë zhvillimin e teknologjive të tyre, por jo pa pengesa – që nga problemet e anijes Starliner të Boeing, e deri te shpërthimet e raketave Starship të SpaceX.

Këto vonesa nxjerrin në pah një fakt të trishtuar: astronautët e mbetur të Apollo-s po zvogëlohen çdo vit.

Jim Lovell – legjenda e Apollo 13

Lovell ishte pjesë e misionit të parë rreth Hënës (Apollo 8) dhe duhej të ishte i pesti që do ecte mbi të, si komandant i Apollo 13. Por një shpërthim në bord e detyroi misionin të ndërpritej. Historia e mbijetesës së tij u përjetësua në filmin “Apollo 13”, ku u portretizua nga Tom Hanks. Pas pensionimit në 1973, ai punoi në industrinë e telekomunikacionit. Bashkëshortja e tij, Marilyn, vdiq në vitin 2023.

Buzz Aldrin (Apollo 11)

Më 21 korrik 1969, Aldrin u bë njeriu i dytë që vuri këmbë në Hënë, pas Neil Armstrong. Fjala e tij e parë mbi sipërfaqen hënore ishte “Pamje madhështore… një shkretëtirë madhështore.” Aldrin ka qenë gjithmonë një mbështetës i fuqishëm i eksplorimit të Marsit dhe ka marrë pjesë në ekspedita deri në Polin e Jugut në moshën 86-vjeçare. Në vitin 2023, në moshën 93-vjeçare, u martua për herë të katërt.

Charles Duke (Apollo 16)

Në moshën 36-vjeçare, Duke u bë njeriu më i ri që ka ecur mbi Hënë. Ai ishte gjithashtu “zëri” nga Qendra e Kontrollit që priti njoftimin historik të Apollo 11: “The Eagle has landed”. Ai e përshkruan Hënën si “një kontrast dramatik mes errësirës së hapësirës dhe horizontit gri të saj”.

Fred Haise (Apollo 13)

Pjesë e ekuipazhit të famshëm të Apollo 13, Haise nuk arriti të shkelte në Hënë për shkak të aksidentit në bord. Më pas u emërua komandant i Apollo 19, por misioni u anulua për arsye buxhetore. Haise shërbeu si pilot testues i prototipit të anijes hapësinore “Enterprise”.

Harrison Schmitt (Apollo 17)

Schmitt ishte gjeologu i parë që vizitoi Hënën dhe një nga dy njerëzit e fundit që e ka shkelur, në dhjetor 1972. Pas NASA-s, ai u zgjodh senator në SHBA dhe vazhdoi punën si akademik e konsulent. Njihet edhe për qëndrimet e tij skeptike ndaj ndryshimeve klimatike.

David Scott (Apollo 15)

Scott ishte njeriu i shtatë që eci në Hënë dhe një nga të parët që drejtoi automjetin hënor “Lunar Rover”. Ai kujton emocionin kur mjeti “u ndez dhe funksionoi që në herën e parë”. Më pas, ai u përfshi në role menaxheriale në NASA dhe ka shërbyer si konsulent për filma e seriale mbi misionet hapësinore.

Në një epokë ku po bëhen gati misione të reja, pyetja mbetet: çfarë do të arrijë gjenerata e ardhshme e aventurierëve hënorë?/ Versus.al

Poll