Serbi- Në të gjithë vendin po zhvillohen tubime, konkretisht në 30 zona të ndryshme me qytetarët të cilët po kundërshtojnë fuqimisht atë që e cilësojnë si “regjim” të presidentit Aleksandër Vuçiç.
Këto protesta janë nxitur pas tragjedisë së rëndë në Novi Sad, që ka shkaktuar zemërim dhe kërkesa për përgjegjësi. Në Beograd qytetarët u mblodhën në vende të ndryshme, përfshirë edhe autokomandën afër Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe.
Policija nastavlja da baca suzavac na građane dok ignoriše nasilje naprednjačkih batinaša! pic.twitter.com/xJiR1hMzdH
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) August 14, 2025
Gjendur në këtë situatë, policia hodhi edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa nga ana tjetër, mbështetës të Vuçiç hodhën lëndë piroteknike kundrejt protestuesve.
Përpara përdorimit të mjeteve piroteknike, përkrahësit e partisë në pushtet, SNS, kanë qëlluar mbi protestuesit me shishe dhe fishekzjarre. Ndërkohë, selia e partisë së presidentit serb në Novi Sad është sulmuar dhe dëmtuar, duke u shoqëruar edhe me grafite anti-shqiptare. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme pati përplasje të forta mes protestuesve dhe mbështetësve të Vuçiç. Versus.al







