Pavarësisht temperaturave të larta, mijëra qytetarë në Beograd nuk janë frenuar për të vijuar me protesta masive kundër pushtetit të presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestat e organizuara nga lëvizja “Studentët në Bllokim” u përshkallëzuan në Beograd dhe disa qytete të tjera.
Tubimet u organizuan për të reaguar ndaj dhunës së përsëritur ndaj qytetarëve dhe ndaj qeverisë e cila sipas protestuesve, në vend që të garantojë sigurinë publike po mbron huliganët. Në Novi Sad situata doli jashtë kontrollit pasi persona të maskuar hodhën fishekzjarre kundrejt protestuesve.
Përplasja u ashpërsua kur qytetarët reaguan duke thyer dritaret e zyrave të partisë. Policia speciale ndërhyri me kordone sigurie, por tensionet vetëm u rritën. Në qytet shpërtheu përplasje mes protestuesve dhe mbështetësve të Vuçiç të cilët për të disatën herë përpiqen të sfidojnë vullnetin e popullit duke tentuar të nxisin frikë. Versus.al







