BOTA /

Kaos në SHBA, një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hapi zjarr drejt një kishe

Pas sulmit të parë, autori u largua nga vendngjarja dhe u drejtua në një kishë në zonën e Richmond Road, ku hapi sërish zjarr, duke plagosur disa persona të tjerë.

Shkruar nga Versus

 

Kaos në SHBA, një person i armatosur qëllon oficerin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Lexington, Kentucky, ku një person i armatosur ka shkaktuar panik dhe dhunë në dy vende të ndryshme, përpara se të neutralizohej nga policia.

Sipas autoriteteve lokale, incidenti nisi rreth orës 11:36 të paradites, pranë Aeroportit Blue Grass, kur agresori qëlloi mbi një oficer të Policisë Shtetërore të Kentucky-t (KSP). Oficeri i plagosur u transportua me urgjencë në spital.

Pas sulmit të parë, autori u largua nga vendngjarja dhe u drejtua në një kishë në zonën e Richmond Road, ku hapi sërish zjarr, duke plagosur disa persona të tjerë. Policia e Lexingtonit, në bashkëpunim me forcat shtetërore, ndërhyri menjëherë dhe e vrau autorin brenda ambienteve të kishës.

Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, reagoi përmes një deklarate:

“Oficeri dhe të plagosurit e tjerë po marrin trajtim në një spital aty pranë. Ju lutemi lutuni për të gjithë ata që janë prekur nga ky akt i pakuptimtë dhune, dhe le të falënderojmë reagimin e shpejtë të forcave të rendit.”

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publike numrin e saktë të viktimave apo gjendjen shëndetësore të tyre. Hetimet janë në vijim dhe priten më shumë detaje në orët në vijim. /Versus.al

Tags:

shba kaos

Poll