BOTA /

“Kemi një plan për ta anashkaluar kushtetutën”, ish-këshilltari i Trump: Do marrë mandatin e tretë si president

Bannon, një mbështetës i lartë i Trump dhe ish-këshilltar i presidentit, thotë se është 'vullneti i popullit amerikan' që Trumpi të ketë një mandat të tretë si president.

Shkruar nga Versus
“Kemi një plan për ta anashkaluar kushtetutën”,
Steve Bannon, Donald Trump

Disa anëtarë të rrethit të ngushtë të Donald Trump janë besimplotë se ai do të shërbejë një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë, sipas Steve Bannon.

Ish-strategu kryesor i Trump i cili i ka mbetur besnik lëvizjes MAGA, pavarësisht faktit se Trump e shkarkoi nga roli i tij në Shtëpinë e Bardhë më pak se një vit në mandatin e tij të parë i bëri komentet në një intervistë me kryeredaktorin e The Economist këtë javë.

Bannon u shpreh i sigurt se Trump do të mbetet në detyrë për të paktën një mandat tjetër.

"Ai do të marrë një mandat të tretë," tha Bannon. "Trump do të jetë president në vitin 1928, dhe njerëzit thjesht duhet të përshtaten me këtë."

Kur u pyet për Amendamentin e 22-të, i cili i pengon kandidatët të "zgjidhen në zyrën e Presidentit më shumë se dy herë", Bannon tha se ekziston një plan për ta anashkaluar atë.

"Ka shumë alternativa të ndryshme. Në kohën e duhur, ne do të paraqesim se cili është plani, por ka një plan", tha ai. Versus.al

Poll