Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim i Autoritetit të Komandës Kombëtare, organi më i lartë ushtarak dhe civil që mbikëqyr arsenalin bërthamor të vendit, pas një operacioni ushtarak kundër Indisë që u zhvillua herët të shtunën.
"Nuk është zhvilluar asnjë takim i Autoritetit të Komandës Kombëtare, dhe as nuk është planifikuar ndonjë takim i tillë", tha ai për ARY TV.
Më herët minstri kishte deklaruar se lufta bërthamore mund të nisë nga momenti në moment.
"Nëse ata [India] imponojnë një luftë të përgjithshme në rajon dhe nëse lindin rreziqe të tilla në të cilat ka një bllokim, atëherë në çdo kohë mund të shpërthejë një luftë bërthamore."
Ushtria e Pakistanit tha më parë se kryeministri kishte thirrur autoritetin e komandës bërthamore për t'u takuar.
Ministri i informacionit i Pakistanit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Veçmas, ministri i jashtëm i Pakistanit i tha televizionit lokal se nëse India ndalet këtu, atëherë "ne do të mendojmë që gjithashtu të ndalemi".
Komentet erdhën pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, foli me Shefin e Ushtrisë së Pakistanit, Gjeneralin Asim Munir, dhe ministrin e jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, duke u kërkuar të dyja palëve të ulin tensionet dhe "të rivendosin komunikimin e drejtpërdrejtë për të shmangur llogaritjet e gabuara". Versus.al







