
Një sëmundje e panjohur ka marrë të paktën 27 jetë njerëzish në pak më shumë se një muaj në jugperëndim të Republikës Demokratike të Kongos (DRC). Kështu deklaruan autoritetet shëndetësore të vendit të Afrikës Qendrore, duke pretenduar se deri më tani janë prekur 382 persona.
Të gjitha rastet u raportuan në rajonin Panzi, rreth 700 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Kinshasa, ku objektet shëndetësore janë të kufizuara. Sëmundja, e cila shkakton ethe, dhimbje koke dhe kollë, ka prekur njerëz të të gjitha moshave, përfshirë fëmijët.
Një ekip epidemiologësh është dërguar në zonë, ndërsa popullatws iu bw thirrje të mos panikoset dhe të kufizonte lëvizjet e tyre, duke reduktuar në minimum kontaktin fizik dhe duke larë shpesh duart.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po punon me autoritetet kongoleze "për të kuptuar situatën" dhe ka dërguar një ekip në vend "për të mbledhur mostra për analizë në laborator". Kongo tashmë është goditur rëndë nga virusi Mpox (i ashtuquajturi "lija e majmunëve") në muajt e fundit, me mbi 1000 vdekje./Versus.al

