AKTUALITET /

Nga Safet Bajri, Laert Haxhiu, Redian Rraja, gati lista me rreth 27 të dënuar që do të rifuten në regjimin “41 Biss”

Në listën paraprake përfshihen Lulzim Berisha, Indrit Shaqja, Laert Haxhiu, Redian Rraja, Safet Bajri, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Leonard Duka, Gjergj Cukali, Miklova Parubi, Plarent Dervishaj, Femi Memziu, Bujar Shega, si edhe vëllezërit HoxhaOsmani

Shkruar nga Versus

Nga Safet Bajri, Laert Haxhiu, Redian Rraja, gati lista me rreth  27 të

Pas rihapjes së regjimit të posaçëm “41 Biss”, mësohet se janë në pritje për tu izoluar rreth 27 të dënuar të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet e sigurisë, në listën paraprake përfshihen emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri, mes tyre Lulzim Berisha, Indrit Shaqja, Laert Haxhiu, Redian Rraja, Safet Bajri, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Leonard Duka, Gjergj Cukali, Miklova Parubi, Plarent Dervishaj, Femi Memziu, Bujar Shega, si edhe vëllezërit HoxhaOsmani, ku njëri prej tyre u përfol pas sekuestrimit të një telefoni celular nga SPAK në IEVP Durrës.

Burimet bëjnë me dije se përfshirja e disa prej tyre në regjimin “41 Biss” lidhet me incidente të fundit apo dyshime për komunikime dhe aktivitet kriminal nga ambientet e burgjeve.

Për Safet Bajrin, masa lidhet me incidentin e raportuar me dronin, ndërsa emri i Gjergj Cukalit është përfolur pas vendimit të fundit të Apelit.

Po ashtu, Miklova Parubi përmendet pas rastit të gjetjes së lëndëve narkotike në burgun e Burrelit, ndërsa për disa të tjerë dyshohet për përdorim të telefonave dhe komunikime të paautorizuara.

Pak ditë më parë, në këtë regjim u përfshi edhe Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur një vit më parë. Hetimet kanë ngritur dyshime se Nuzi vepronte si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës dhe kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen që dyshohet të jetë kryer kundrejt 50 mijë eurove.

Poll