
Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenim.
Ajo e nisi mandatin e saj me një fjalim para deputetëve, gjatë të cilit theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
“Të jesh në krye të Kuvendit do të thotë t'i shërbesh Republikës. Kuvendi është shtëpia e të gjithë qytetarëve tanë”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se detyra e saj kryesore do të jetë të sigurojë që Kuvendi të funksionojë me dinjitet dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.
“Një Kuvend funksional është parakusht për një shtet të fortë dhe një demokraci të qëndrueshme. Sot në këtë sallë kemi një detyrë të përbashkët: t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri. Kemi dallime, por përgjegjësitë i kemi të përbashkëta”, theksoi Haxhiu e cila ishte propozuar nga Vetëvendosja edhe gjatë vitit të kaluar, por nuk mori votat e nevojshme. Versus.al

