BOTA /

Kremlini “ngrin” Trump për armëpushimin me Ukrainën: “Zgjatja nuk varet vetëm prej tij”

Këshilltari i Vladimir Putin e cilësoi “të pabazë” shpresën e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës përtej 11 majit.

Shkruar nga Versus

Kremlini “ngrin” Trump për armëpushimin me Ukrainën:

Kremlini ka ftohur pritshmëritë e Donald Trump për një zgjatje të armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, duke deklaruar se vendimi nuk varet vetëm nga presidenti amerikan.

Këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov, tha se shpresa e Trump për të zgjatur armëpushimin përtej datës 11 maj është “e pabazë”.

“Por ai shpreson për këtë dhe pse jo? Po punon për ta arritur”, deklaroi Ushakov, i cituar nga agjencia ruse Tass.

Megjithatë, ai theksoi se vazhdimi i armëpushimit “nuk varet vetëm prej tij, por edhe nga dy palët e tjera”, duke iu referuar Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Ushakov, marrëveshja për armëpushimin nga 9 deri më 11 maj, e shpallur një ditë më parë nga Trump, u arrit pas dy ditësh diskutimesh telefonike intensive mes përfaqësuesve të administratës ruse dhe asaj amerikane.

Deklaratat e Kremlinit tregojnë se, pavarësisht kontakteve diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit, mbeten ende pengesa të mëdha për një marrëveshje më afatgjatë në konfliktin që vijon prej më shumë se katër vitesh.

Poll