BOTA /

Kurti takohet me Krasniqin për zgjidhjen e ngërçit në Kosovë! Kreu i PDK: Të gjëjë kandidat tjetër

Shkruar nga Versus
Kurti takohet me Krasniqin për zgjidhjen e ngërçit në
Memli Krasniqi dhe Albin Kurti

Pavarësisht akuzave dhe përplasjeve mes tyre kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike Memli Krasniqi, janë takuar sot në përpjekje për të gjetur zgjidhje për ngërçin e krijuar në konstituimin e Kuvendit.

“Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës, ia kam thënë z. Kurti përsëri. Për PDK-në është me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se Kurtit i ka sugjeruar “të mendojë për kandidat apo kandidatura të tjera” për kryetar të Kuvendit.

“Ne nuk kemi pasur qëndrim mohues apo bllokues. Nuk na takon neve t’ia zgjedhim kandidatin për kryetar të Kuvendit partisë së parë. S’kemi marrëveshje politike”, ka thënë Krasniqi.

Kurti ftoi edhe kreun e LDK Lumir Abdixhiku, por ky i fundit nuk pranoi që të ishte pjesë. Sot pritet të mbahet seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit pasi 8 të tjerat dështuan për shkak se propozimi i LVV, Ablulena Haxhiu nuk mori votat e nevojshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: