
Ndërkohë që luftimet në Lindjen e Mesme vijojnë prej 15 ditësh, ka patur një numër tejet të lartë të viktimave. Sipas mediave të huaja më shumë se 3 mijë njerëz janë vrarë në total.
Nga ana tjetër, Libani dhe Izraeli mund të mbajnë një raund bisedimesh në Paris në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 800 mijë njerëzve dhe vrasjen e 700 të tjerëve.
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner edhe pse pa asnjë lloj tagri përfaqësues nga populli amerikan, po përfaqëson Uashingtonin në përpjekjet për paqe, raportojnë mediat e huaja. Versus.al



