MAGAZINË /

''Kemi politikanë kacidhe'', debat mes Kryemadhit dhe Ema Andreas, aktorja: Duhet të revoltohemi për çdo gjë, ata paguhen për të shërbyer

Shkruar nga Versus
''Kemi politikanë kacidhe'', debat mes Kryemadhit dhe
Monika Kryemadhi, Ema Andrea

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Goca&Gra pati një debat mes ish-deputetes Monika Kryemadhi e cila së fundmi po promovon filmin e saj ''Me fat'' dhe aktores Ema Andrea e cila shprehu pakënaqësitë mbi mënyrën sesi politika i trajton artistët në këtë vend. 

Debati mes të dyjave u zgjerua edhe përtej situatës së artit duke bërë që Ema Andra të fliste mbi frustrimin që sjell fakti se për çdo gjë qytetarët duhet të revoltohen ndërkohë që supozohet që personat që paguhen me taksat e tyre thjesht të bëjnë punën që u takon. 

Pjesë nga debati:

Ema Andra: Nuk jemi kacidhe!

Monika Kryemadhi: Nëse nuk je kacidhe, atëherë mos e bëj veten kacidhe.

Ema Andrea: Kush ta bëjë jetën kacidhe? Do hajë bukë ai.

Monika Kryemadhi: Ai që shitet. Pse revoltohesh? Ti revoltohesh sepse sheh artistë që e shesin veten si kacidhe.

Ema Andrea: Ka edhe politikanë që e shesin veten si kacidhe. Ka politikanë kacidhe sa të duash.

Monika Kryemadhi:Të gjithë janë kacidhe.

Ema Andrea: Epo ne nuk jemi.

Monika Kryemadhi: Atëherë revoltohu, mos rri vetëm. Zgjeroje rrethin. Prano të tjerë që nuk pranojnë të jenë kacidhe.

Ema Andrea: Aman Monika të flasim për filmin, se zgjeroje rrethin është muhabet tjetër që e flasim kur të dalim jashtë.

Monika Kryemadhi: Unë po flas për filmin, ti më thua mua nuk jemi kacidhe. Ti që mos të jesh kacidhe, duhet të jeshë me njerëz që nuk janë të tillë. Pse të vjen politikani dhe ta konsideron kacidhe aktorin?

Ema Andrea: Sepse ashtu është ligji. Është ligji Monika, ligji i kacidhes.

Monika Kryemadhi: Pse nuk u ngrite ti për ligjin?

Ema Andrea: Kush nuk u ngrit moj Monika?!

Monika Kryemadhi: Asnjë nuk erdhi për ligjin.

Ema Andrea: U fut opozita dhe e devijoi lëvizjen.

Monika Kryemadhi: E ke shumë gabim. Kush nga opozita e devijoi?

Ema Andrea: Jam gjallë Monika. A të flasim për filmin apo ta lëmë këtë…Pse duhet të ngrihem për çdo gjë, për ligjin për bukën për çmimet për vrasjet. Ju kemi paguar zotërinj në parlament, bëjini ato f*cking ligje të mos them ato m*t ligjesh. Duhet të revoltohemi për çdo gjë në këtë vend. Pse nuk u çove për këtë, pse jo për atë. Po prisni more, ne ju kemi paguar ju kemi zgjedhur.  Versus.al

Poll