BOTA /

Lufta Ukrainë – Rusi, NYT: “Në planin e paqes, Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi”

SHBA shtyn fort për paqen në Ukrainë: Emisari i Trump zbarkon në Berlin, afati Krishtlindjet. Steve Witkoff takon Zelenskyn dhe liderët evropianë për planin e ri të paqes, Kievi refuzon lëshimet ndaj Rusisë ndërsa lufta në terren vazhdon

Shkruar nga Versus

Lufta Ukrainë – Rusi, NYT: “Në planin e paqes, Kievi nuk

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë ndjeshëm përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë përpara fundit të vitit. Sipas Wall Street Journal, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, do të zhvillojë këtë fundjavë në Berlin takime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit kryesorë evropianë, për të diskutuar versionin më të fundit të planit të paqes.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të dërguar emisarin e saj nënvizon urgjencën e Uashingtonit për të arritur një marrëveshje përpara Krishtlindjeve. Një zyrtar i lartë amerikan i ka konfirmuar AFP-së saktësinë e raportimit të Wall Street Journal, duke bërë të ditur se fokusi i takimeve do të jetë statusi aktual i negociatave dhe pikat ende të hapura mes palëve.

Qeveria gjermane ka konfirmuar se Berlini do të presë liderët të hënën, vetëm pak ditë pasi zyrtarë ukrainas deklaruan se i kishin dorëzuar Uashingtonit një plan të përditësuar paqeje, të ndërtuar mbi propozimin fillestar prej 28 pikash të ish-presidentit Donald Trump.

Steve Witkoff, i cili ka udhëhequr përpjekjet amerikane për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë, pritet të diskutojë në Berlin versionin e rishikuar të marrëveshjes. Administrata Trump synon që marrëveshja të hyjë në fuqi deri në Krishtlindje, edhe pse raundet e fundit të bisedimeve me përfaqësuesit e Kievit dhe Moskës kanë prodhuar pak shenja përparimi konkret.

Lufta Ukrainë – Rusi, NYT: “Në planin e paqes, Kievi nuk

Plani i përditësuar i paqes, i paraqitur nga Ukraina, refuzon në mënyrë të qartë kërkesat kryesore të Rusisë. Kievi hedh poshtë dorëzimin e rajonit të Donbasit dhe refuzon kategorikisht të tërhiqet nga aspiratat për anëtarësim në NATO. Sipas raportimeve, shumica e pikave që ishin të papranueshme për Ukrainën dhe hapur në favor të interesave të Kremlinit janë eliminuar, duke e bërë planin potencialisht të papranueshëm për Moskën.

“Propozimi hoqi pjesë të planit origjinal të Trump që tejkalonin kufijtë e pranueshëm për Ukrainën. Ukraina duhet të ruajë kontrollin mbi zonat në Ukrainën lindore që, sipas planit fillestar, do të duhej t’i lëshonte”, shkruan New York Times.

Lufta Ukrainë – Rusi, NYT: “Në planin e paqes, Kievi nuk

Ndërkohë, luftimet në terren vijojnë. Sipas Dmitry Miskov, zyrtar në qendrën e shtypit të një grupi rus, forcat ruse kanë shkatërruar nëntë pika kontrolli të dronëve ukrainas dhe tetë stacione komunikimi satelitor Starlink. Ai deklaroi se janë goditur gjithashtu dy pika furnizimi me municione, një depo materialesh dhe dy dronë të tipit avion.

Takimet në Berlin pritet të jenë vendimtare, në një moment kur diplomacia po përpiqet të ecë më shpejt se armët, por terreni vazhdon të flasë me gjuhën e luftës.

Poll