BOTA /

Macron mbledh sot krerët e Evropës, diskutohet për luftën në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Versus

Macron mbledh sot krerët e Evropës, diskutohet për luftën

Në një moment kur paqja globale është më e rrezikuar se kurrë me konfliktet në Lindjen e Mesme, liderët kryesorë të Evropës do të mblidhen sot në Paris për të diskutuar mbi situatën aktuale dhe për sigurinë e një prej korridoreve më strategjike detare në botë.

Ky takim është organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron në pallatin Elysee. Pritet që në takim të marrin pjesë edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz.Ndërsa pritet që liderë të tjerë të jenë të pranishëm online.

Evropianët po shqyrtojnë mundësinë që të krijojnë një mision të përbashkët detar për të garantuar sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nyje kyçe për tregtinë dhe furnizimin global me energji. Italia, sipas burimeve diplomatike, po vlerëson mundësinë e dërgimit të anijeve për pastrimin e minave detare në rast të një armëpushimi të qëndrueshëm, si dhe pjesëmarrjen në një mision mbrojtës europian në rajon.

Takimi vjen pas një periudhe të tensionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshirë përplasjet diplomatike mes Evropës dhe SHBA-së, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, i cili ka ushtruar presion të fortë mbi aleatët për qasje më aktive në Lindjen e Mesme. Versus.al

Poll