BOTA /

Nata e parë e Nicolas Sarkozy në burg, ish-presidenti francez merr kërcënime me vdjekje nga të burgosurit

I burgosuri e regjistroi veten në video duke kërcënuar ish-presidentin e Francës - Sarkozy është në izolim, ndërsa dy oficerë policie janë në qelinë pranë tij

Shkruar nga Versus

Nata e parë e Nicolas Sarkozy në burg, ish-presidenti francez merr

Nata e parë e Nicolas Sarkozy- t në burgun Chantepie , i vendosur në arondissementin e 16-të të Parisit, ku ai po vuan një dënim me pesë vjet burg për financim të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga regjimi i atëhershëm i Muamar Gadafit të Libisë, u përshkrua si "tmerruese".

Në një video të publikuar në internet, një i burgosur regjistron veten duke kërcënuar ish-presidentin francez.

"Ne dimë gjithçka, Sarkozi... ne dimë gjithçka. Na kthe miliardat", dëgjohet të thotë ai.

Videoja e postuar në internet i referohet si Sarkozisë ashtu edhe një ish-tregtari armësh libanez i cili vdiq këtë vit në rrethana misterioze, ndërsa kërkohej me akuzën e ndërmjetësimit midis Gadafit dhe Sarkozisë.

Një i burgosur, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, bërtet: “Sarkozi, ai është aty, në një zonë të izoluar. Ai është vetëm në qelinë e tij. Ai sapo erdhi, të martën, më 20 tetor 2025, do ta pësojë keq”

"Ne dimë gjithçka, do të hakmerremi për Gadafin. Ne dimë gjithçka, Sarkozi, Ziad Takidini (emri i ish-tregtarit libanez të armëve), ne dimë gjithçka. Kthejini miliardat."

Çfarë thonë avokatët e tij?

Avokatët e ish-presidentit konfirmuan se nata e tij e parë në burg ishte e tmerrshme. Carla Bruni  ka folur me të në celular.

"E pashë në dhomën e vizitave, qëndruam bashkë për një kohë të gjatë", tha Jean-Michel Darois, një nga avokatët e tij, duke folur për një burrë "dinamik, të fortë dhe luftarak". Ai madje zbuloi dy librat që mori me vete në burg, " Konti i Monte Kristos mbi Hakmarrjen" dhe " Jeta e Jezu Krishtit mbi Ringjalljen".

Në një qeli prej 9 metrash katrorë

Sarkozi do ta kalojë pjesën më të madhe të kohës në burg në një qeli prej 29 metrash katrorë të pajisur me dush, krevat, tavolinë të vogël, telefon dhe televizor.

Ish-presidentit do t'i lejohet një shëtitje në ditë, në një oborr të vogël, vetëm, dhe nuk ka telefon celular.

Avokatët e Sarkozisë pritet të apelojnë dënimin me burg, por seanca dëgjimore është të paktën një muaj larg.

 

Poll