BOTA /

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten duke u djegur me benzinë, pas dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore me të

Aviles, 35 vjeç, nëna e një djali tetëvjeçar, i vuri flakën vetes më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së saj në Uvalde, duke marrë plagë të rënda nga të cilat ndërroi jetë një ditë më pas në spital.

Shkruar nga Versus
Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten duke u djegur me benzinë,
Tonyu Gonzales/ Regina Aviles

Një ngjarje tronditëse ka shokuar Kongresin Amerikan pas vdekjes tragjike të Reginës Aviles, ndihmëse e një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me shefin e saj.

Aviles, 35 vjeç, nëna e një djali tetëvjeçar, i vuri flakën vetes më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së saj në Uvalde, duke marrë plagë të rënda nga të cilat ndërroi jetë një ditë më pas në spital.

Sipas burimeve të Daily Mail, Aviles, e cila shërbente si drejtoreshë rajonale e Kongresmenit Tony Gonzales që nga viti 2021, kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me ligjvënësin 43-vjeçar, i martuar dhe baba i gjashtë fëmijëve.

Zyra e Gonzales nuk e mohoi lidhjen, pavarësisht kërkesave të shumta të gazetarëve.

Policia e Uvalde konfirmoi se ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e viktimës, ndërsa pamjet janë dërguar për ekspertizë në laboratorin kriminalistik të Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.

Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar publikimin e thirrjes në 911, raporteve policore dhe videove të incidentit, duke kërkuar që materialet të mbeten të vulosura nga Prokurori i Përgjithshëm i shtetit.

Ky vendim ka ngritur dyshime për ndikim politik dhe favorizim ndaj Gonzales, një figurë me peshë në Uvalde.   

Poll