Autoritetet daneze ia kanë marrë foshnjën e porsalindur një nëne nga Groenlanda pas të ashtuquajturave teste të "kompetencës prindërore", një praktikë e ndaluar që nga maji. Rasti ka shkaktuar protesta në Groenlandë, Danimarkë, Islandë dhe madje edhe në Irlandën e Veriut.
Ivana Nikoline Brønlund, 18 vjeç, lindi në Nuuk nga prindër grënlandezë. Ish-lojtare e ekipit kombëtar të hendbollit të grënlandës, ajo lindi një vajzë më 11 gusht.
Fëmija, e quajtur Aviaja-Luuna, u vendos në kujdestari nga komuna Høje-Taastrup vetëm një orë pas lindjes. Që atëherë, nëna e re ka qenë në gjendje ta shohë vajzën e saj vetëm një herë, nën mbikëqyrje, pa u lejuar të kujdeset për të.
Vendimi u mor pas një të ashtuquajturi "test të kompetencës prindërore". Ky është një test psikologjik i hartuar për të përcaktuar nëse një person është i përshtatshëm për prindërim. Në maj, përdorimi i këtyre testeve për familjet me prejardhje nga Groenlanda u ndalua zyrtarisht. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, testet ishin gjithashtu raciste dhe të papërshtatshme nga ana kulturore për familjet Inuit.
Babai adoptues në burg
Sipas autoriteteve, fëmija iu mor nënës së saj për shkak të traumës që Ivana Nikoline Brønlund ende e mbart nga abuzimi seksual në duart e babait të saj adoptues, i cili tani është i burgosur.
View this post on Instagram
“ Problem sistemik”
Ministrja daneze e Çështjeve Sociale reagoi me shqetësim dhe kërkoi një shpjegim nga bashkia përkatëse. “Testet e standardizuara nuk duhet të përdoren në procedurat e vendosjes që përfshijnë familje me origjinë nga Groenlanda. Ligji është i qartë”, tha Sophie Hæstorp Andersen.

“Zemra ime është e thyer”
Aktualisht, Ivana Nikoline Brønlund lejohet ta shohë vajzën e saj vetëm për dy orë, një herë në dy javë, dhe gjithmonë nën mbikëqyrje. Apeli i saj kundër marrjes së foshnjës së saj është planifikuar të dëgjohet më 16 shtator.
«Nuk doja të lindja sepse e dija çfarë do të ndodhte më pas. Ajo duhej të qëndronte në barkun tim: ishte e vetmja mënyrë që mund të isha pranë saj», tha ajo në rrëfim në Instagram.
View this post on Instagram







