BOTA /

Nepal / Bashkëshortja e ish-kryeministrit humb jetën, dig*et e gjallë gjatë protestave të dhunshme 

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe lokale, shtëpia e saj u dogj në kuadër të protestave të egra që kanë kapluar vendin, ku dhjetëra ndërtesa shtetërore dhe private janë vënë në shënjestër.

Shkruar nga Versus

Nepal / Bashkëshortja e ish-kryeministrit humb jetën, dig*et e

Nepali është përfshirë nga trazira të rënda dhe protesta të dhunshme, të cilat kanë marrë përmasa tragjike, pas vrasjes së 19 protestuesve nga forcat e sigurisë dhe djegies së ndërtesës së parlamentit nga turma të zemëruara. Situata është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e dytë të protestave masive, duke futur vendin në një krizë të thellë politike dhe shoqërore.

Një nga momentet më të dhimbshme të kësaj vale dhune ishte vdekja tragjike e bashkëshortes së ish-kryeministrit Jhala Nath Khanal, e cila humbi jetën pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët gjatë një sulmi ndaj rezidencave të figurave politike. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe lokale, shtëpia e saj u dogj në kuadër të protestave të egra që kanë kapluar vendin, ku dhjetëra ndërtesa shtetërore dhe private janë vënë në shënjestër.

Godina e Parlamentit të Nepalit është shkrumbuar nga zjarri gjatë një vale sulmesh të organizuara nga protestuesit, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj vendimeve autoritare të qeverisë, përfshirë bllokimin e rrjeteve sociale. Megjithatë, rrënjët e revoltës shtrihen më thellë: korrupsioni në rritje, mungesa e punësimit dhe zhgënjimi i thellë i të rinjve nga klasa politike kanë ndezur një revoltë popullore të gjerë dhe të pakontrollueshme.

Nepal / Bashkëshortja e ish-kryeministrit humb jetën, dig*et e

Si përgjigje ndaj situatës kritike, kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli, ka dhënë dorëheqjen, duke deklaruar se ky vendim u mor për të hapur rrugën një zgjidhjeje politike dhe për të zbutur tensionet në vend. Ai theksoi nevojën për qetësi, reflektim dhe një dialog gjithëpërfshirës.

Ndërkohë, forcat e sigurisë janë shtuar në të gjitha rrugët kryesore të Katmandusë, ndërsa protestuesit kanë vazhduar sulmet ndaj selive të partive politike dhe rezidencave të zyrtarëve të lartë. Raportohen dëme të mëdha materiale dhe një situatë gjithnjë e më e pasigurt për qytetarët.

Presidenti Ramchandra Paudel iu drejtua kombit me një thirrje për unitet kombëtar, duke kërkuar nga të gjitha palët të ndalojnë përshkallëzimin e dhunës dhe të punojnë për të rikthyer stabilitetin dhe sigurinë publike.

Ngjarjet në Nepal po ndiqen me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa vendi përballet me një nga momentet më të vështira të historisë së tij moderne.

Poll