
Spektri i një tjetër krize globale shëndetësore duket i madh ndërsa virusi MPox vazhdon përhapjen e tij në të gjithë kontinentin afrikan.
Ekspertët e pavarur të emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të takohen këtë javë konkretisht të mërkurën (14 gusht) për të vendosur nëse shëprthimi i këtij virusi në Afrikë përbën emergjencë për shëndetin publik, shkruan Politico.eu
Komiteti do të këshillojë Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus nëse mpox përbën një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC) dhe cilat rekomandime duhet të nxjerrë për të menaxhuar përhapjen e sëmundjes.
Prodhuesit e vaksinave tani mund të aplikojnë në OBSH për një licencë urgjence që do të lejonte grupet ndërkombëtare, përfshirë UNICEF-in dhe Gavi the Vaccine Alliance, të prokurojnë dhe shpërndajnë vaksinat e tyre, konfirmoi organi i OKB-së më 9 gusht.
Virusi tani është raportuar në të paktën 13 vende afrikane këtë vit.
Në muajin e kaluar, katër vende Burundi, Kenia, Ruanda dhe Uganda kanë raportuar raste mpox për herë të parë.
Ka pasur 517 vdekje nga 17,541 raste njerëzore të konfirmuara dhe të dyshuara në vitin 2024 deri më tani.
Shqetësimi është rritur për shpërthimin javët e fundit pasi një lloj i ri dhe më vdekjeprurës i virusit mpox po përhapet me shpejtësi në vendet afrikane. /Versus.al

