BOTA /

“Nuk është puna jonë”, zv.presidenti i SHBA për konfliktin Indi-Pakistan: Zoti na ruajt nga konflikti bërthamor

Zëvendëspresidenti thotë se SHBA-ja do të kërkojë të de-përshkallëzojë, por nuk mund të detyrojë asnjërën nga fuqitë bërthamore që të ‘ulin armët’

Shkruar nga Versus

“Nuk është puna jonë”, zv.presidenti i SHBA për

Zëvendës presidenti i Amerikës, JD Vance ka thënë se SHBA-ja nuk do të ndërhyjë në konfliktin mes Pakistanit dhe Indisë, thënë se luftimet mes dy fuqive bërthamore nuk janë çështje e SHBA.

Reagimet erdhën gjatë një interviste me Fox Neës, ku zëvendëspresidenti i SHBA tha se SHBA do të kërkonte të de-përshkallëzonte konfliktin, por nuk mund të detyronte asnjërën palë të “ulë armët”.

"Ajo që ne mund të bëjmë është të përpiqemi t'i inkurajojmë këta njerëz që të de-përshkallëzohen pak, por ne nuk do të përfshihemi në mes të luftës që në thelb nuk është puna jonë dhe nuk ka të bëjë fare me aftësinë e Amerikës për ta kontrolluar atë," tha Vance gjatë intervistës. Duke qenë se SHBA-ja nuk mund të detyronte asnjërën palë të dorëzonte armët, vazhdoi ai, vendi do të "vazhdonte ta ndiqte këtë gjë përmes kanaleve diplomatike".

“Shpresa dhe pritshmëria jonë është që kjo të mos shkojë në një luftë më të gjerë rajonale ose, Zoti na ruajt, në një konflikt bërthamor”, tha Vance. “Tani për tani, ne nuk mendojmë se kjo do të ndodhë.”

Vërejtjet përputhen me politikën e jashtme të Donald Trump-it "Amerika së pari" për të bërë thirrje për një tërheqje nga roli i SHBA-së si ndërmjetës në konfliktet e jashtme. Trump dhe Vance kanë paralajmëruar të dy se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të largohen nga një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim në pushtimin rus të Ukrainës nëse të dy palët nuk mund të udhëhiqen në bisedime të drejtpërdrejta. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: