BOTA /

PAMJE / Rëndohet bilanci i tragjedisë në Iran, shkon në 750 numri i të plagosurve e 8 të vrarëve

Shpërthimi ndodhi në seksionin Shahid Rajaee të portit, në një kohë kur Irani kishte nisur raundin e tretë të bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara në Oman

Shkruar nga Versus

PAMJE / Rëndohet bilanci i tragjedisë në Iran, shkon në 750

Të paktën 8 persona humbën jetën sot nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në portin Shahid Rajai në qytetin Bandar Abbas në jug të Iranit, sipas një raporti të ri, ndërsa numri i të plagosurve është rreth 750.

“Incidenti shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 750 të tjerëve”, tha Eskandar Momeni nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se priten përforcime nga Teherani dhe qytete të tjera. “Shpresojmë të shuajmë zjarrin në orët në vijim”, sqaroi ai.

I ndezur nga era, zjarri që shpërtheu në portin e Bandar Abbas, pas një shpërthimi të fuqishëm, shkaqet e të cilit nuk janë përcaktuar, është duke u rritur në intensitet, njoftoi sonte televizioni shtetëror, pothuajse dhjetë orë pas incidentit.

“Intensiteti i zjarrit në portin Shahid Rajai është rritur dhe ka të ngjarë të përhapet në zona të tjera dhe kontejnerë të tjerë”, raportoi televizioni.

Poll