BOTA /

Paralajmërimi i Donald Trump: Vala më e madhe e goditjeve ndaj Iranit ende nuk ka ndodhur

I pyetur nëse SHBA-të po bëjnë më shumë përtej sulmit ushtarak për të ndihmuar popullin iranian të rimarrë kontrollin e vendit të tyre nga regjimi, Trump tha: “Po”.

Shkruar nga Versus
Paralajmërimi i Donald Trump: Vala më e madhe e goditjeve ndaj Iranit
Donald Trump

Presidenti Donald Trump i tha CNN-së se ushtria amerikane po e “shkatërron” Iranin, por se vala e madhe ende nuk ka ardhur.

“Po i shkatërrojmë shumë”, i tha Trump gazetarit të CNN-së, Jake Tapper.

“Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë”, shtoi Presidenti i SHBA.

I pyetur nëse SHBA-të po bëjnë më shumë përtej sulmit ushtarak për të ndihmuar popullin iranian të rimarrë kontrollin e vendit të tyre nga regjimi, Trump tha: “Po”.

“Por tani për tani duam që të gjithë të qëndrojnë brenda. Nuk ka siguri atje jashtë. Ne as nuk kemi filluar t’i godasim fort. Vala e madhe as nuk ka ndodhur. E madhja do të vijë së shpejti”, shtoi Trump./Versus.al

Poll