BOTA /

Pasi bëri 22 vite burg se vrau gruan, ditën e parë të lirisë përndjek një femër

Shkruar nga Versus
Pasi bëri 22 vite burg se vrau gruan, ditën e parë të

Ujku qimen e ndërron po zakonin se harron.

Kjo fjalë e urtë mund ti shkojë mjaft për shtat një italiani, 52 vjeç, i cili është arrestuar që ditën e parë të lirisë, pasi kishte vuajtur jo pak, por 22 vite burg.

Burri kishte kaluar 22 vite pas hekurave pasi kishte vrarë gruan, ndërsa mediat italiane kanë raportuar se ai është vënë sërish në pranga nga karabinierët pasi akuzohet se ka përndjekur në ditën e parë të lirisë një vajzë 20 vjeçe, e cila ishte e dashura e një tjetër të burgosuri.

“Ai është tërhequr nga një impuls kriminal i papërmbajtshëm që e riktheu atë në burg vetëm pak orë pasi kishte rifituar lirinë pas 22-vjetësh.

Ai u dënua për vrasjen e gruas në vitin 2002”, thuhet në motivacionin e arrestimit.

Sipas mediave italiane, 52-vjeçari e kishte parë 20-vjeçaren për herë të parë rastësisht në burg teksa ajo kishte shkuar për të takuar të dashurin e saj.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: