BOTA /

"Po fshinte gjurmët..." Pamje nga arrestimi i autorit të dyshuar për vrasjen e ish-kryeparlamentarit ukrainas

Zelensky: Krimi mban gjurmë ruse...Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Ihor Klimenko bëri të ditur se autori u arrestua në rajonin Khmelnytskyi, ndërsa përpiqej të fshihte gjurmët duke ndryshuar veshjen dhe duke hedhur armën e krimit.

Shkruar nga Versus

"Po fshinte gjurmët..." Pamje nga arrestimi i autorit të
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar në orët e para të së hënës arrestimin e një të dyshuari për vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit, Andriy Parubiy, i cili u ekzekutua më 30 gusht në qytetin Lviv.

“I dyshuari ka dhënë dëshminë e tij të parë. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes,” – deklaroi Zelensky, duke falënderuar policinë dhe Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës për reagimin e menjëhershëm.

Një atentat i ftohtë dhe i planifikuar me kujdes

Sipas autoriteteve ukrainase, Parubiy u qëllua për vdekje jashtë banesës së tij në Lviv, nga një person i maskuar si shpërndarës, i cili e qëlloi tetë herë me armë zjarri. Vrasësi kishte ndjekur për ditë të tëra lëvizjet e viktimës dhe kishte planifikuar me hollësi si sulmin, ashtu edhe arratisjen.

Kreu i policisë, Ivan Vyhivskyi, theksoi se krimi ishte “i organizuar dhe aspak i rastësishëm”, ndërsa shtoi se hetimet tregojnë për lidhje të mundshme me inteligjencën ruse.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Ihor Klimenko bëri të ditur se autori u arrestua në rajonin Khmelnytskyi, ndërsa përpiqej të fshihte gjurmët duke ndryshuar veshjen dhe duke hedhur armën e krimit.

“Brenda 24 orëve nga vrasja ishim tashmë në gjurmët e autorit. Brenda 36 orëve ai ishte në pranga,” – deklaroi Klimenko.

Kush ishte Andriy Parubiy?

"Po fshinte gjurmët..." Pamje nga arrestimi i autorit të
Andriy Parubiy, një nga figurat më të spikatura të politikës ukrainase moderne, kishte një karrierë të gjatë dhe të ngjeshur në jetën publike. I lindur në vitin 1971 pranë Lvivit, ai u përfshi në lëvizje politike që në fund të epokës sovjetike dhe u arrestua dy herë për organizimin e protestave.

Pas pavarësisë së Ukrainës, u zgjodh për herë të parë deputet në parlament në vitin 2007, ndërsa mori pjesë aktive në Revolucionin Portokalli (2004) dhe protestat pro-evropiane të Maidanit (2013–2014), ku udhëhoqi grupet e vetëmbrojtjes qytetare.

Në vitin 2014, shërbeu si Sekretar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, në një kohë kritike për vendin – kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi luftën në lindje të Ukrainës.

Ndër vite, ai u bë shpesh objekt i propagandës dhe fushatave të dezinformimit rus, për shkak të qëndrimeve të tij të forta pro-evropiane dhe rolit aktiv në drejtimin e institucioneve të shtetit. Nga viti 2016 deri në 2019, ai mbajti postin e kryetarit të parlamentit të Ukrainës.

 

Poll