
Princi Andrew është në negociata me Mbretin Charles III për të lënë shtëpinë e tij në rezidencën mbretërore Royal Lodge.
Vëllai i monarkut po përballet me thirrje në rritje për të liruar rezidencën me 30 dhoma mes zemërimit të vazhdueshëm për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein, botimit të kujtimeve pas vdekjes nga akuzuesja e tij për sulm seksual, Virginia Giuffre dhe se nuk ka paguar qira për rezidencën e tij në Windsor për dy dekada.
Dje, pallati dukej se ishte në prag të një njoftimi dhe thirri median elektronike në Royal Lodge - përpara se të tërhiqej vonë në mbrëmje.
Daily Telegraph ka raportuar se bisedimet për largimin e tij janë në fazë të avancuar.
Çështjet kryesore që lidhen me largimin e Andrew thuhet se janë vendi ku ai do të jetojë dhe niveli i kompensimit që do të marrë për milionat që ka shpenzuar për shtëpinë.
Burime mbretërore pohuan, shkruan Dailymail se pallati po bën presion të fortë për ta detyruar Andrew të largohet dhe për t'i siguruar vajzat e tij Princeshat Beatrice dhe Eugenie se shtëpitë e tyre në Pallatin e Shën Jakobit dhe Pallatin e Kensingtonit përkatësisht nuk do të preken.
Andrew mund të jetojë në një pronë në njërën nga rezidencat private të Mbretit, siç janë Sandringham ose Balmoral në Aberdeenshire.
Por thuhet se princi dëshiron të qëndrojë në Londër ose Windsor pranë vajzave të tij - dhe nuk dëshiron të dërgohet në Norfolk ose Skoci./Versus.al
